Top News - Atentati në Velipojë/ 2 të rinj në pranga, një në kërkim

  • 4 years ago
Policia e Shkodrës zbardh ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së të enjtes në Velipojë. Policia ka njoftuar se dy të rinj janë vënë në pranga se tentuan të vrisni me armë zjarri dy persona të tjerë. Gjithashtu është shpallur në kërkim njëri prej përsonave që u qëllua me armë, pasi iu kundërpërgjigj me armë autorëve.
Sipas policisë në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 28 vjeçarit Fajton Prela banues në Shkodër dhe 30 vjeçarit Albert Firkuccja banues ne fshatin Reç, Velipojë. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se dy të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një lokali në Velipojë, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së të enjtes kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit Indrit Heta 31 vjeç dhe një 36 vjeçari me iniciale G.M, të dy banues në Shkodër. Dy autorët e sulmit me armë pas ngjarjes, janë larguar në pyll, por janë kapur nga forcat e Policisë. Gjatë kontrollit u janë gjetur edhe disa doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin
Gjatë konfliktit, Indrit Heta, një nga personat e sulmuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke dëmtuar mjetin me të cilin po largoheshin të dy autorët, për këtë arsye ai është shpallur në kërkim. Personi tjetër që ndodhej me të është plagosur lehtë nga të shtënat e dy autorëve dhe pas marrjes së ndihmës së parë është larguar në banesë


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Atentat#Velipoje#TopChannel

Recommended