Qeveria e re, analistet: Te nderhyje faktori nderkombetar | Lajme-News

  • 4 years ago
Forcat politike në Maqedoninë e Veriut janë ende larg gjetjes së një shumice për të krijuar një qeveri të re. Ndaj analistët sugjerojnë që për t?i dhënë zgjidhje situatës kërkohet ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar.

Bisedimet për qeverinë e re, do të jenë të vështira dhe debative, sidomos mes LSDM-së dhe BDI-së, vlerëson analisti Ilir Luma.

BDI, sipas Lumës, do ta ketë të vështirë për ta çuar idenë për Kryeministër shqiptar deri në fund duke marrë parasysh qëndrimet negative dhe injoruese të LSDM-së, prandaj në këtë pikë, Luma sugjeron ndihmën e faktorit ndërkombëtar.

?Palët që duhet të bisedojnë dhe të krijojnë qeveri pa marrë parasysh çfarë forme të qeverisë, por gjithmonë duke pasur parasysh një qeveri stabile, shanset për të bërë një gjë të tillë janë të pakta, shumë vështirë do të arrihet dhe në këtë drejtim, një apel BDI-së që ta kërkojnë edhe ndihmën e faktorit ndërkombëtar. Për të arritur një qeveri konstante, stabile dhe funksionale, kujtoj se edhe pala tjetër shqiptare që i prin ASH-ja duhet të gjejë forcë, disa qëndrime t?i revidojë, dhe t?i japë përkrahje idesë së BDI-së?.

Koalicioni më i mundshëm dhe i cili edhe do të gjejë zbatim, sipas analistit Albert Musliu, është ai mes LSDM-së, BDI-së dhe koalicionit ?Mundemi?.

?Demokracia është edhe arti i numrave, numrat në këtë moment sugjerojnë që qeverinë mund ta formojnë pa ndonjë shqetësim të madh shumica e deritanishme, LSDM-ja me koalicionin ?MUNDEMI?, dhe BDI. Ato të vetmet, japin numrin 61. Nëse hyjmë në fazën e kombinatorikave, transfereve, atëherë ç?do shumicë tjetër është e mundshme. Unë mendoj se kjo është më normalja në këtë moment, dhe mendoj se edhe do të realizohet?.

Klan Macedonia

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended