Top News - Përfaqësuesi i ‘Ndrangheta’/ Tiranë, pranga 'xhaxhait' të mafias

  • 4 years ago
Gjashtë persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Argjentinë, Shqipëri dhe Costa Rica, në kuadër të operacionit të koduar ?Magma 2020?, për goditjen e pjesëtarëve të organizatës mafioze ?Ndrangheta?.
Policia e Shteti ka publikuar njoftimin zyrtar dhe pamjet nga operacioni ndërkombëtar për goditjen e pjesëtarëve të organizatës mafioze ?Ndrangheta?.
Policia ka bërë me dije se është kapur dhe prangosur Bujar Sejdinaj ose i njohur ndryshe me nofkën ?Xhaxhai?. Ai ishte përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe kishte marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë. Po në kuadër të operacionit është bërë dhe arrestimi në Elbasan, më 26 maj 2020, Adrian Cekinit, i cili ka qenë i shpallur në kërkim.
Operacioni "Magma 2020", për goditjen e pjesëtarëve të organizatës mafioze "Ndrangheta? u zhvillua në të njëjtën kohë në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica.
Në Argjentinë u arrestuan Ferdinando Saragò, i konsideruar nga hetuesit si korrier dhe njeri i besuar i ?Ndrangheta, i ndodhur mes Amerikës së Jugut dhe Kalabrisë. Giovanni Di Pietro i cili, sipas hetuesve ishte ?zyra e përparme? midis bandave italiane dhe furnizuesve të drogës në Amerikën e Jugut dhe merrej direkt me eksportin; Fabio Pompetti, falë rrjetit të tij anashkaloheshin kontrollet doganore. Për vite me radhë ai do të ishte ?zëdhënësi? i furnizuesve nga Amerika e Jugut tek ?Ndrangheta.
Në Kosta Rika u prangos Franco D?Agapiti, pronar i hotelit kazino ?Amapola? në San José, i cili konsiderohej si pikë referimi për anëtarët e bandës. Ai ishte përgjegjës për lehtësimin e hyrjes së kokainës në Itali dhe ofrimin mbështetjes logjistike për anëtarët e bandës.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BujarSejdinaj#Ndrangheta#TopChannel

Recommended