Çollaku: Të shpresojmë që Edi Rama të mos “luajë mendsh” dhe të djegë negociatat

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Java e ardhshme do të jetë vendimtare për rrjedhën e ngjarjeve politike, pasi me 30 korrik pritet miratimi i ndryshimeve kushtetuese nga opozita parlamentare dhe mazhoranca, për të cilat opozita jashtëparlamentare nuk jep dakordësinë.

Duke u kthyer te votimi i sotëm i marrëveshjes së 5 qershorit, anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku, është skeptik që ajo do të mbetet e pacënuar nga kurthet politike të kryeministrit Rama dhe mazhorancës.

E nëse kjo ndodh, ai thotë se pasojat nuk do të jenë vetëm në procesin zgjedhor, por edhe procesin e integrimit.

Çollaku: Duket qartësisht një tentativë e mazhorancës që atë marrëveshje të arritur me PD, opozitën e bashkuar me praninë dhe garancinë e të gjithë miqve dhe partnerëve strategjikë të shqiptarëve të krijojë formula apo kurthe proceduriale për t?iu shmangur. Jemi ende në mes të kësaj tentative. Sot është e vërtetë që duket sikur ka patur një votë në votimin e asaj çfarë u dakordësua në 5 qershor por uroj shumë që kjo të mos bëhet si ajo pëlhura e Penelopës në tragjedinë e Odiseut që çfarë thurej ditën, shthurej natën, apo çfarë thurej natën, prishej ditën.

Presim me durim të shohim nëse kjo mazhorancë, kjo qeveri në gjithë situatën parlamentare që ka, pseudo-opozitat që ka, do të ketë rezistencën për ti qëndruar paktit dhe marrëveshjes me opozitën. E ka të qartë fare se çfarë kjo i shkakton vendit. Prioritet janë zgjedhjet por edhe hapja e negociatave me Shqipërinë. Le të shpresojmë që Edi Rama të mos luajë mendsh dhe të djegë mundësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë për lojëra dhe kalkulime politike, kjo lojë do të duket deri javën tjetër. Personalisht jam spektik duke parë se papërgjegjshmëria e këtyre njerëzve shpesh herë të djegë dhe fatet e vendit për interesa të vogla politike dhe pushteti.

Në një intervistë për Ora News, Çollaku thotë se Rama ndodhet para dy alternativave, ti qëndrojë paktit me opozitën dhe të vazhdojë përpara me negociatat ose të minojë marrëveshjen dhe të bllokojë integrimin.

Çollaku: Rama ka dy alternativa sot: Ose ti qëndrojë paktit me opozitën dhe faktorit ndërkombëtar dhe të lejojë të paktën përmbushë një nga detyrimet e Shqipërisë ose për llogaritë e tij të imponuara nga paniku politik të tentojë të futet në katë aventurë, të prekë Kushetutë, sistem dhe rregullat e lojës para zgjedhjeve dhe të rrezikojë bllokimin e negociatave për Shqipërinë, kjo është një faturë e rëndë për vendin. Do të ketë jashtëzakonisht kosto politike për Ramën, por edhe për rrugën europiane të Shqipërisë.

Intervista në studio me gazetarin Leftion Peristeri, përgatiti për online Besjana Kuçana



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/collaku-te-shpresojme-qe-edi-rama-te-mos-luaje-mendsh-dhe-te-djege-negociatat/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE ww...

Recommended