Report TV - Raportimi në Kuvend, drejtori i AMF-së shpall 5 prioritetet para deputetëve

  • 4 years ago
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete prezantoi sot, në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, raportin mbi veprimtarinë e Autoritetit gjatë vitit 2019. Mete u ndal në zhvillimet kryesore të vitit të kaluar, si edhe përmendi disa nga drejtimet kryesore për vitin në vazhdim, marrë parasysh efektet e pandemisë në tregjet nën mbikëqyrje. 

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi se referuar ndikimeve vazhduese të pandemisë në ekonomi dhe në sektorin financiar është e rëndësishme për Autoritetin dhe për operatorët e tregjeve nën mbikëqyrje, marrja e masave për një përballim sa më të kujdesshëm të efekteve. 

?Autoriteti u ka kërkuar të gjithë operatorëve të tregjeve nën mbikëqyrje që të përditësojnë dhe të kenë funksionale plane të vazhdimësisë së veprimtarisë dhe planet e përballimit të krizave, ku të detajohen të gjithë elementët teknikë, logjistikë, njerëzorë dhe financiarë për përballimin e efekteve të mundshme. Gjithashtu, në linjë me rekomandimet e autoriteteve rregullatore evropiane, ju është kërkuar operatorëve të tregjeve nën mbikëqyrje të vlerësojnë efektet e pandemisë për konsumatorët, por edhe për vetë shoqëritë,? theksoi Mete.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv bëri me dije se Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka marrë vendim që deri në fund të vitit të mos ketë asnjë shpërndarje fitimi nga subjektet nën mbikëqyrje, në mënyrë që kapitalet të mbahen në sistem, duke vlerësuar këtë si një nga mënyrat më efektive për të rikuperuar luhatje të mundshme të treguesve.

Recommended