Koalicionet si Gjermania? Afrim Krasniqi: Po krahasohet nata me ditën

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Politologu Aferim Krasniqi analizon ndryshimet kushtetuese dhe draftin e Kodit Zgjedhor qe kalopi sot Komisioni i Ligjeve. Në një intervistë me skype për RTV Ora, Krasniqi argumenton se këto të dyja janë kundërshtuese dhe nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.

Krasqini nënvizon se dhe të krahasosh Shqipërinë me Gjermaninë sa i takon koalicioneve, është si të krahasosh natën me ditën dhe e argumenton pse. Rama, ? thote Krasniqini, ? ka shpallur ambicien e tij për një mandat të tretë dhe në funksion të kësaj po përdor të gjithë mekanizmat ligjorë e politikë që ka në dispozicion dhe i tillë është nisma me deputetët aktualë në parlament për ndryshimin e kushtetutës.?

Pjese nga analiza e politologut Afrim Krasniqi

?Në mënyrë automatike ata përjashtojnë njëra tjetrën, sidomos në mënyrën si u kaluan. Po ju jap një detaj. Drafti i kaluar sot në komisionin e ligjeve u përmend në mënyrë të vazhdueshme koalicion, ndërkohë ndryshimet kushtetuese pamundësojnë cështjen e koalicionit si subjekt zgjedhor.

Detaje të tilla që tregojnë se kemi të bëjmë me dy ecje paralele dhe me qëllimin për të pasur një vendimmarrje politike më 30 korrik, datë e lajmëruar nga maxhoranca.

Fakti që termi koalicione është në Kushtetutë dhe hiqet tregon se ka një ndryshim themelor, të cilin besoj se kryeministri e kupton. Retorika e kryeministrit është në funksion të axhendës së tij personale e politike. Ka shpallur ambicien e tij për një mandat të tretë dhe në funksion të kësaj po përdor të gjithë mekanizmat ligjorë e politikë që ka në dispozicion dhe i tillë është nisma me deputetët aktualë në parlament për ndryshimin e kushtetutës.

Ndryshimi u bë në mënyrë të përshpejtuar me një process konsultimi dy javor me system online në situatën e jashtëzakonshme dhe përbën një rast unik në historinë e vendeve demokratike në Europë.

Është një zhvillim për standardin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës. Vetë kryeministri kur ishte në opozitë premtoi një sjellje krejt tjetër institucionale dhe premtoi që ato që do ishin reformat ë mëdha do të kalonin në konsultim me qytetarët.

Përdorimi i premtimi për lista të hapura është më shumë një konsum politik I ditës sesa një reformë reale e përfaqësimit në Shqipëri.

Fakti që vetë partitë nuk kanë zgjedhje brenda tyre përfshi dhe PS-në dhe nuk kemi procese të pranuara kur ka zgjedhje brenda tyre dhe nuk respektohet as ligji I partive politike as demokracia e brendshme do të thotë që pritshmëria që kjo të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese është më shumë teorike se praktike. Dhe përpjekja është më shumë për të fituar kredenciale dhe avantazhe në tavolinë sesa për të pasur standard të ri të proceseve zgjedhore.

Nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, do të kemi lajm pozitiv, pasi të paktën do të kemi një hapje deri diku të një kategorie të caktuar, 70% të listave sic është thënë, por nga ana tjetër do të kemi një konstestim automatik të procesit të tashëm zgjedhor dhe penalizim ndërkombëtar për Shqipërinë. Mendoj se p...