Nis gjykimi për “Lidhjen Ndërkombëtare”, të akuzuar, Boki13, babai i tij dhe Remenski

  • 4 years ago
Prokurorja Villma Ruskovska është e bindur që Boki 13 është fajtor në rastin "Lidhja Ndërkombëtare". Përveç tij, ajo një pjesë të fajit e vëren edhe te Frosina Remenski, te babai i Boki 13, Mile Jovanovski dhe nënkryetarja e Lidhjes, Jasna Ercegoviq. Ruskovska në fillim të gjykimit tha se biznesmeni Siljan Micevski paratë i ka transferuar tek një pensioniste në emër të projektit, ku 720,000 euro kanë përfunduar te prindërit e Boki 13. Ai ua ka dhënë babait të tij dhe Ercegoviqit, të cilët, i kanë lëshuar si hua apo donacione te kompania e cila ishte pronare e 1TV. Në sallën e gjyqit do të dëshmojnë edhe biznesmenët e dëmtuar Micevski dhe Adrijan Amzovski, të cilët i dhanë gati një milion euro Lidhjes Ndërkombëtare për projekte fiktive, për çka garantuese ka qenë deputetja dhe nënkryetarja e Parlamentit, Frosina Remenski.

Biznesmenët e përmendur në aktakuzë janë partnerë afatgjatë të partisë sime politike, LSDM-së, ata janë biznesmenë të shquar në Republikën e Maqedonisë dhe kontaktet e mia me ta sigurisht që nuk kanë pasur lidhje me punën e OJQ-së - deklaroi Frosina Remenski, e akuzuar.

Të pandehurit nuk ndjehen fajtorë për veprimet për të cilat akuzohen, pra për mashtrim dhe pastrim parash. Me prova dhe me mbi 50 dëshmitarë, ata do të mbrohen. Avokati nuk sheh faj.

Nëse për veprime të tilla ngrihet procedurë për mashtrim, atëherë 90 përqind e çështjeve në Gjykatën për konteste Ekonomike duhet të trajtohen si zhvatje - tha Sasko Dukoski, avokat.

Boki 13 sot i sollën tabelë dhe një marker. Filloi t'i prezantojë fjalët hyrëse. Por më pas në sallën e gjyqit për herë të dytë iu përkeqësua gjendja babait të tij, erdhi ambulanca, ndërsa gjykimi u shty për të enjten.

Igor Stefanovski