Ora News - Riatdhesohen 19 shqiptarë nga Gjermania,Voda: Mos abuzoni me rregullat

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

19 shtetas shqiptarë që kishin thyer rregullat e lëvizjes në BE, apo kishin kërkuar azil të parregullt në Gjermani janë riatdhesuar këtë të hënë. Sipas Ministrisë së Brendshme do merren masa të reja kundër azilkërkimit dhe kundër abuzimit me lirinë e lëvizjes. Krahas tyre Interpol Tirana ka ekstraduar 3 të dënuar të cilët ndodheshin në kërkim ndërkombëtar dhe duhet të vuajnë dënimin në Shqipëri.

19 shtetas shqiptarë që kishin thyer rregullat e lëvizjes në BE, apo kishin kërkuar azil të parregullt në Gjermani janë riatdhesuar këtë të hënë.

Duke qenë se ndodhemi në kushtet e pandemisë, Ministria e Brendshme bën me dije se riatdhesimi i tyre është bërë i mundur me një fluturim të posaçëm.

Zv. ministrja Rovena Voda shprehet se riatdhesime të reja do kryhen në ditët në vijim, ndërsa do merren masa të reja kundër azilkërkimit dhe kundër abuzimit me lirinë e lëvizjes.

Voda: Edhe pse në kohë të vështira pandemie po mundohemi të gjejmë mënyra për ndërgjegjësimin e qytetarëve në projekte të ndryshme për t?i thënë qytetarit shqiptar, stop udhëtimit të paligjshëm.

Ministria e Brendshme ndër të tjera bën me dije se lëvizja e lirë nuk duhet të keqpërdoret, sidomos në kushtet e pandemisë.

Po këtë të hënë nëpërmjet aeroportit të Rinasit janë ekstraduar 3 persona me qëllim për tu përballur me drejtësinë shqiptare.

Ata janë ekstraduar dy nga Belgjika dhe një nga Italia pasi rezultojnë të dënuar për vrasje dhe shitblerje armësh të ftohta.

Gjon Menga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është dënuar me 25 vjet burgim, vrasje të kryer në vitin 2004 ku mbetën të plagosur dhe 4 persona të tjerë.

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika i 26-vjeçarit Luigj Dema, i cili ndodhej në kërkim dhe i dënuar me 19 muaj burg për shitjeblerje të armë të ftohta.

I treti i ekstraduar është Manol Begaj, i cili duhet të vuajë dënimin e mbetur prej 1 viti e një muaj për një vrasje të kryer në qytetin e Beratit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rinas-riatdhesohen-19-shtetas-shqiptare-nga-gjermania-zv-ministrja-voda-mos-abuzoni-me-rregullat/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended