Vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqiptaro ? Gjermane është një nga momentet e rëndësishme të politikës së Shqipërisë me jashtë.
Mimoza Kelmendi, gazetarja e njohur e Deutsche welle ?s me përvojë 26 vjeçare në fushën e medias dhe publicistikës, ndan në një intervistë ekskluzive për Report Tv momentet kryesore të kësaj marrëdhënie 30 vjeçare, si dhe analizën rreth procesit të hapjes së dosjeve dhe gjendjen e medias në Shqipëri. Intervista u realizua nga gazetarja e Report Tv, Rashela Shehu. Ju prej 26 vitesh gazetare, me një eksperiencë shumë të gjatë si publiciste dhe 23 vite gazetare e Dewtch welle. Për tu fokusuar paksa në marrëdhëniet Shqiptaro-Gjermane, tashmë janë 30 vjet që është bërë vendosja e marrëdhënieve diplomatike, cila ka qenë fryma që i ka karakterizuar këto 30 vite?
30 vjet sigurisht që tashmë janë në fazën më të mirë. Është një rrugë e gjatë e cila filloi në tetor të 1987. Nuk ka qenë e lehtë për të arritur në këtë marrëveshje, për faktin se Shqipëria ishte një vend dikur komunist dhe përplasjet me Bonit atëherë kryeqytetit të Gjermanisë dhe Tiranës zyrtare komuniste nuk ka qenë e lehtë.
Megjithatë me dëshirën e ish-ministrit të jashtëm gjerman, pas shumë dialogjesh e bisedash diplomatike mes dy delegacioneve u arrit kjo marrëveshje diplomatike e cila rivuri dh enjë herë themelet e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Deri në vitet ?90 ishte le të themi në marrëdhënie formale, por më pas Gjermania mori një barrë të madhe me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike të ?87, pas ?90 arriti të krijonte një komision në Bundestag për tu marrë ekstra me Shqipërinë, tranzicioni nga një vend i diktaturës drejt demokracisë që nuk ka qenë i lehtë pasi kemi pasur edhe ?97 që ka qenë vit i përgjakshëm.