Tirana kampione e Shqipërisë për herë të 25-të, tifozët harrojnë COVID-in dhe ndezin kryeqytetin

  • 4 years ago
Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë duke siguruar titullin e 25-të në histori. Titulli pa luajtur erdhi dhuratë nga Vllaznia e cila mundi 1-0 Kukësin në Shkodër. Bardheblutë rikthehen pas 11 vitesh tek titulli kampion në Superligë pasi për herë të fundit kampion ishin shpallur në vitin 2009. Kur duhen edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit Tirana kryeson me 69 pikë 7 më shumë se Kukësi i vendit të dytë që nuk e arrin dot. Verilindorët pasi u eliminuan nga Kupa dorëzuan edhe titullin.

Tirana e dominoi kampionatin për pjesën më të madhe të sezonit dhe fiton një titull të merituar. Partizani barazoi pa gola në Durrës me Teutën dhe nuk e kap dot vendin e tretë. Pozicion në të cilin është Laçi që fitoi 3-0 ndaj Bylisit në Ballsh./ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Recommended