Piktura e kavaletit/ Studentët e mbyllën këtë vit shkollor me ekspozitën tradicionale

  • 4 years ago
Studentët e Pikturës së Kavaletit e mbyllin këtë vit shkollor me një shfaqe të punës së tyre në këtë ekspozitë si gjithmonë tradicionale këtu në Galerinë FAB.


Objekti i krijimtarisë së tyre është figura humane, që nga kujtimet e fëmijërisë, e deri te familja. Dhe ajo qe evidentojnë është e brendshmja e këtyre personazheve.

?Në përgjithësi idetë e tyre janë shumë interesante. Në pjesën dërrmuese vjen nga një eksperienca konkrete qe studentët kanë në jetën e përditshme. Ka shumë elementë që lidhen me pjesën e personazheve publike, mediatike. Ka disa gjetje qe vijnë nëpërmjet pikturës, por gati si njëlloj performance e ndodhur në pikturë. Personazhe të religjionit, apo personazhe që lidhen me artificin e jetës sonë?, shprehet Ardian Isufi.

Çfarë i shqetëson më shumë këta artistë të rinj?

?Brenda punëve të tyre ndihet edhe pandemia, edhe izolimi, edhe mënyra si ata përjetuan mbylljen e madhe. Përveç pjesës së pandemisë ka edhe shqetësime ndërkombëtare, qe merren me elementin ?gender?, që është shumë i rëndësishëm sot një diskutim i revolucionit seksual.?

Ku i sheh nesër këta studentë?

?Janë dy pikëpamje. E para është fakti që këta studentë janë artistë të mirë, të cilët pavarësisht vështirësive të mëdha që ka sistemi i artit në Shqipëri, patjetër duhet të operojnë si artistë. Ndërsa për pjesën e punësimit edhe Universiteti i Arteve edhe programi Alumni i krijon disa mundësi që të punësohen sidomos në media apo në pjesën e dizajnit grafik.?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Picture#TopChannel

Recommended