BE-ja ne proven e se vertetes, Bullgaria akuza Holandes

  • 4 years ago
Kjo e diel ka vënë sërish përballë udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët dy ditët e kaluara dështuan të binin dakord rreth paketës prej afro 1 trilion euro për rimëkëmbjen nga pandemia.
Presidenti Charles Michel shprehu besimin se 27 shtetet anëtare do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për të lënë mënjanë ndasitë e shfaqura ditët e fundit. Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia kanë shfaqur tendenca ?kursimtare?.
Shtetet e tjera më të varfra evropiane nuk duan shkurtime fondesh apo dhe kushte shtesë për paketën e rimëkëmbjes. Presidenti Macron tha se Franca dhe Gjermania qëndrojnë së bashku për një plan të pashembullt të rimëkëmbjes.
Merkel u tha gazetarëve se ka shumë vullnet të mirë, por ka edhe shumë qëndrime të ndryshme. Kryeministri italian Guiseppe Conte dhe ai bullgar Borissov e përshkruan "përplasjen" me homologun holandez Mark Rutte si "shumë të vështirë". Kryeministri bullgar Boyko Borissov ka akuzuar Kryeministrin holandez Mark Rutte se dëshiron të jetë "polici i Evropës".
Fondi i rimëkëmbjes, i cili fillimisht kishte llogaritur 500 miliardë euro për t'u shpërndarë si grante, u zvogëlua në 450 miliardë ?. Hungaria ka kërcënuar se do të vendosë veton ndaj paketës së rimëkëmbjes nëse ekzistojnë kushte që lidhen me qasjen në fonde për respektimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Për vendet më të goditura nga ndikimi ekonomik i koronavirusit, kryesisht rreth Mesdheut, nuk ka kohë për të humbur në sigurimin e një pakete për të mbështetur ekonomitë e eurozonës.
Klan Plus

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended