Top News - 14 zyrtarët e arrestuar/ 10 mijë lekë për tamponin e Covid

  • 4 years ago
Policia ka dhënë detaje nga operacioni 'Librezat; i cili zbuloi se si 14 zyrtarë të strukturave shëndetësore në vend falsifikonin dokumentat me qëllim përfitimin, duke bërë korrupsion. Nga deklarata e policisë bie në sy se një nga aktivitetet e shumta të këtyre zyrtarëve ishte edhe funksioni I sekserit kundrejt pagesës për ndërmjetësim me qytetarë të ndryshëm për të bërë tamponin për COVID-19. Sipas policisë ku ndërmjetësim bëhej kundrejt shumave monetare nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja.
Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dhënë 14 masa, ndër të cilat 2 'arrest me burg', 9 'arrest shtëpie' dhe 3 të hetuar në gjendje të lirë, pas hetimeve katër mujore.

Nga policia gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash dhe certifikata e libreza të falsifikuara.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se personat nën hetim janë implikuar në disa episode korruptive si: marrje e vlerave monetare që varionin nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja, në këmbim të mosndëshkimit me masë administrative të subjekteve të cilët ishin konstatuar me shkelje të kushteve higjieno-sanitare; sigurim i librezave shëndetësore të lëshuara mënyrë fiktive, për shtetas të cilët nuk u janë nënshtruar vizitave mjekësore, duke përfituar shumën 2.000 lekë të reja për çdo librezë; ndërmjetësim me qytetarë të ndryshëm për të bërë tamponin për COVID-19, kundrejt shumave monetare nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja; marrje e shumave monetare subjekteve të ndryshme tregtare që të mos i ndëshkonin me masa administrative kur konstatoheshin me shkelje.
Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka dhënë masën ?Arrest në burg? ndaj 2 mjekëve të tek Instituti i Higjienës Tiranë, masën ?Arrest në shtëpi? ndaj 9 mjekëve që punojnë në disa institucione si Instituti i Higjienës Tiranë, në disa poliklinika shëndetësore ne Tiranë si dhe tek Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, si dhe Masën ?Pezullim të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik? ndaj 3 mjekeve të poliknikikave shëndetësore në Tiranë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#ISHP#TopChannel

Recommended