Rudina - Rrezet e Diellit/ Si ndikojne fizikisht dhe psikologjikisht! (16 Korrik 2020)

  • 4 years ago
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #klan #ArjanaRreli

Në pjesën e dytë të emisionit do të fokusohemi tek Vitamina D. Kënaqësia që të falin rrezet e diellit është padyshim ilaç për shpirtin dhe për trupin. Fatmirësisht vendi ynë renditet tek vendet me më shumë diell, madje kryeqyteti renditet në dhjetë vendet më me diell në Evropë. Por cilat janë këshillat dhe sugjerimet lidhur më përftimet e saj, sidomos në stinën e verës?

Në studio: Arjana Rreli, mjeke psikiatre në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor numër 3 në Tiranë

Vitaminat dhe suplementet luajnë një rol të rëndësishëm në mirëqënien e shëndëtit tonë. Ato mund të merren përmes ushqimeve që i mbartin, por jo vetëm.
Një prej vitaminave më të rëndësishme për shëndetin tonë është edhe vitamina D.
Ky rrezatim ndihmon trupin të prodhojë vitaminën D në trupin e njeriut.

Përveç përfitimeve shëndetësore Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e adrenalinës, noradrenalinës dhe dopaminës në tru përmes receptorëve të tyre për Vitaminën D të vendosur në korteksin e gjëndrave mbiveshkore, si dhe efekti mbrojtës kundër rënies së serotoninës dhe dopaminës.

E njohur gjithashtu si vitamina rreze ?dielli?, ndihmon që trurin të prodhojë hormone antidepressant siç janë serotoni dhe oksitocina, që ndikojnë në rritjen e humorit me të paktën 30 përqind.

Kryeqyteti shqiptar i Tiranës renditet në dhjetë vendet më me diell në Evropë me gjithsej 2.544 orë diell. Lista përfshin kryeqytete dhe qytete me një popullsi metropolitane prej mbi një milion njerëz. Sipas listës së hartuar nga Sleepopolis, vendi më i diell në Evropë është kryeqyteti i Maltës, Valletta me 2.957 orë diell.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended