Rudina - Si t`i mbajme femijet te angazhuar gjate veres! (15 Korrik 2020)

  • 4 years ago
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #klan #MentorKikia #EldaRika

Sa herë pushimet verore afrojnë, fëmijët janë jashtëzakonisht të lumtur pasi mendojnë se nuk do të kenë të bëjnë për një farë kohe me librat, të mësuarin, detyrat, provimet etj. Meqë ata janë mësuar të ndjekin një rutinë ditore të mirëpërcaktuar gjatë përiudhës së shkollës, fëmijët janë shumë të lumtur se më në fund do të gjejnë kohë të lirë për ta shpenzuar sipas dëshirës. Por ndodh që pas disa ditësh gjithë liri dhe kohë të lirë, të mërziten dhe ta shprehin këtë duke filluar të bëhen disi më pak të dëgjueshëm karshi rregullave dhe sugjerimeve të prindërve.

Vijmë pas një periudhe të vështirë që kaluam dhe që akoma nuk jemi rikthyer tërësisht jetes së mëparshme. Janë fëmijët ata që janë më të ndjeshëm ndaj duhet ti mbajmë të angazhuar me aktivitet. Për të na sugjeruar disa aktivitet dhe si mund ti mbajmë të zënë fëmijët gjatë pushimeve të verës do të kemi të ftuar në studio, Mentor Kika (kryeredaktor i lajmeve ne Klan Plus); Elda Rika (drejtoreshen e Tirana English School)

Mentor Kika prej dy vitesh ka krijuar ?Në shtëpinë tënde? është një projekt për pomovimin dhe nxitjen e turizmit në zonat rurale. Përmes tij është punuar në disa fshatra turistikë, kryesisht të Tiranës I cili ka patur si qëllim identifikimin dhe trajnimin e framiljeve që janë të gatshme të presin vizitor.

-Ekskursionet e fëmijëve, janë një vijim i këtij projekti, që i shërben promovimit të këtyre fshatrave turistikë, pasi fëmijët drekën e kalojnë pikërisht në këto familje të fshatit dhe jo në restorante.

-Fëmijët që marrin pjesë në këto aktivitete aplikojnë përmes njoftimeve në rrjetet sociale, por kryesisht janë fëmijë që frekuentojnë qendrën e librit për fëmijë, dhe si pjesë të këtyre aktiviteteve kanë edhe vizitat në këto fshatra turistikë.

Në studio: Mentor Kika - Kryeredaktor i lajmeve ne Klan Plus dhe Elda Rika - Drejtoreshen e Tirana English School

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended