Zjarri ne Pallatin e Kultures - (4 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Zjarr edhe në zemër të qytetit të Tiranës. Ka qenë ora rreth 10:30 e paradites, kur nga godina e Pallatit të Kulturës është venë re ky tym. Një kabinë në tarracën e godinës është djegur plotësisht, duke alarmuar qendrën e qytetit dhe zjarrfikësit, të cilët pas pak kanë mbërritur në vendngjarje.

Megjithëse nuk janë zbardhur plotësisht rrethanat e rënie së zjarrit, mendohet se disa punëtor që po saldonin në tarracë janë treguar të pakujdesshëm, duke harruar të pa fikur saldatriçen. Zjarri është shuar brenda 30 minutash pa u përhapur në godinë.

Kanë qenë të mbushur me rënie zjarresh këto dy muajt e verës. Pas djegies së disa hektarëve me pyje në zona të ndryshme të vendit, si dhe zjarreve pranë shtëpive të banimit, zjarri i sotëm në Pallatin e Kulturës ka qenë i pari në zemër të Tiranës, në godinën kryesore të qendrës. Për fat të mirë zjarri është lokalizuar dhe shuar shumë shpejt pa pasur dëme në godinë dhe në njerëz./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended