ISSH pergatit formularet per kartat e votuesit - (31 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Brenda 15 ditëve duhet përfunduar përpunimi i të gjitha informacioneve mbi listat e rregullta të votuesve shqiptarë, për t?u nisur një kopje e saj në Kanada, prej nga do të vijë karta e identitetit të çdo votuesi. Këtu bëhen listat, ndërsa në Kanada kartat. Kjo ndodh për herë të parë në Shqipëri, po kështu edhe listat e kompjuterizuara.

Duke qenë se letërnjoftime nuk prodhohen më, kjo kartë është një element sigurie dhe mjet identifikimi, për të mos abuzuar me votuesit. Kjo është e përbërë emër, mbiemër, datëlindje dhe kodi i votuesit.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore është ai që ka përgatitur formularët për personat mbi 18-vjeç, ku këto lista për referencë shkuan në zyrën e gjendjes civile për plotësimet përkatëse. Deri tani në qendrën e informatizimit janë 160 operator që merren me verifikimin dhe përplasjet që mund të kenë në listat e votuesve. Pas mbërritjes së kartave do të ketë një afishim të parë, mandej do të rishikohen sërish nga kjo qendër dhe 17 ditë përpara votimit do të shpërndahen kartat sipas listës./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended