Ora News - Fituesi i tenderit të uniformave të policisë nuk plotëson kriteret

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pas rreth një viti nga data e hapjes së prokurimit është shpallur fituesi për tenderin me objekt ?Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit?.

Fitues i kontratës me një fond limit prej 2.8 miliardë lekësh është shpallur operatori ekonomik D&E me administrator dhe pronar të vetëm, Ismail Kadiun, në bashkëpunim me 3 kompani të tjera të cilat janë të huaja.

Në fakt në garë kanë hyrë 3 operatorë, dy prej të cilëve janë skualifikuar për mosplotësim kriteresh teknike, duke lënë kështu në garë vetëm fituesin.

Në fakt rezulton se dhe kompania fituese ka pasur mangësi në plotësimin e kritereve pasi në nisjen e procedurës nuk zotëronte në sistem elektronik shpërndarjeje.

Në aneksin 9 theksohet: ?Operatori që do furnizojë Policinë e Shtetit me uniforma duhet të ketë si pjesë të punës së tij dhe një sistem elektronik për t?u përdorur nga Policia e Shtetit dhe vete operatori?.

Kjo kontratë është hapur më 26 korrik 2019 dhe ishte parashikuar të mbyllej në 19 gusht të po të njëjtit vit. Por për rezulton të jetë shtyrë disa herë.

Sipas të dhënave të publikuara në QKB kompania D&E në dhjetor të vitit 2019 ka shtuar në objektin e aktivitetit ?Prodhime aplikacione softëare dhe sistemesh për menaxhimin e shpërndarjes së uniformave dhe mallrave?, veprim që në fakt është bërë pas shtyrjes së afatit.

Për më shumë lexoni në:
oranews.tv/fituesi-i-tenderit-te-uniformave-te-policise-nuk-ploteson-kriteret/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended