Pandemia rimbyll pishinat

  • 4 years ago
Jemi në mesin e Korrikut dhe temperaturat i kalojnë 35 gradë Celsius. Pavarësisht kësaj, këto ambiente janë bosh. Dhjetëra resorte të tilla që rrethojnë Tiranën, të cilat shërbejnë si oaze freskie për kryeqytetin pa bregdet, sot nuk frekuentohen nga asnjë pushues. Shkak është bërë mos hapja nga ana e institucioneve të shëndetësisë, në kuadër të masave për parandalimin e Covid-19.

Klan Plus u ndalua në disa prej pishinave që ndodhen brenda këtyre ambienteve. Ajo që të bën përshtypje është fakti se hapësira është e madhe, pra kriteri i distancës është lehtësisht i mundësueshëm. Por kjo duket të mos jetë e mjaftueshme. Në këto kushte komplekset turistike janë duke paguar kosto të mëdha ekonomike.

Humbjet janë të madha, por puna vazhdon normalisht. Por nëse mbyllja do të vazhdojë edhe më gjatë, vështirësitë do të shtohen. Mbyllja e pishinave është një prej masave kufizuese për mospërhapjen e virusit. Por ndërkohë në zemër të kryeqytetit nuk ndodh kështu. Një tjetër vëzhgim i Klan Plus në fundjavë, tregoi se në zonën e ish-bllokut është ky realitet.

Gazetare: Aida Topalli

Klan Plus
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended