Gjendet kufoma e nje te riu ne Liqenin Artificial - (28 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Gjendet kufoma e të mbyturit në Liqenin Artificial. Sot në mesditë rreth orës 13, pikërisht në këtë vend, përball shkollës ?Galileo Galilei?, trupi i pajetë i një të riu ka dalë në sipërfaqe. Nuk kanë vonuar shumë policët dhe mjekët ligjor të cilët shumë shpejt kanë bërë veprimet e para dhe kufomën e kanë përcjellë në morg.

Kufoma e gjetur sot nuk ka ende një identitet. Sipas Policisë së Tiranës është konkluduar se ajo nuk i përket asnjë prej shumë të kërkuarve nga policia. Mosha e kufomës është e re, por identifikimi i tij është i vështirë për momentin. I mbyturi i dalë sot në sipërfaqe i dha fund jetës dy ditë më parë duke u futur në liqen. Pasi u kishte shpëtuar polumbarëve të shtetit, kufoma e të riut ka dalë në breg disa dhjetëra metra larg nga vendi ku ishte zhytur për herë të fundit./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended