Nenoficeri qellon per vdekje ushtarin e Gardes (26 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Një ushtar i Gardës vdes pasi qëllohet me plumb në kokë. Ka qenë ora 02:30 e mëngjesit të sotëm kur ushtari i Gardës së Republikës 19 vjeçari Tefik Duvelari nga Tepelena është goditur në kokë me një plumb pistolete TT. Ushtari 19 vjeçar ka qenë në vendroje në turnin e natës kur është qëlluar papritur. Plaga e rëndë e shkaktuar në kokë e ka rrëzuar atë pa ndjenja në tokë.
Pasi e kanë parë që Tefiku merrte ende frymë, shokët e tij kanë njoftuar komandën duke e nisur menjëherë në Spitalin Ushtarak. Pas ndërhyrjes së parë sot në mëngjes, ushtari i Gardës ka jetuar deri në mesditë ku dhe vdiq rreth orës 12:00. Pas hetimeve të para të ngjarjes doli se personi që goditi gardistin në kokë është një nënoficer i Gardës 25 vjeçar, Marjo Grazhdani ku dhe ai mbrëmë ka qenë në shërbim.
Shkrepja e armës së tij sipas vetë Grazhdanit ka qenë e pavullnetshme dhe ai ka rrëfyer vetë gjithë ngjarjen. Rasti i sotëm i vrasjes pa dashje të gardistit, vjen një ditë pas plagosjes së dy ushtarëve në Farkë, autorët e së cilëve dy ushtarë të zonës, u arrestuan sot në mëngjes./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended