Rruget e paperfunduara ne Shqiperi, Kryeministri Meta cakton afatet (26 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Firmat e huaja që ndërtojnë rrugët në Shqipëri kanë kuptuar më në fund se nuk mund të zvarrisin më punimet. Pikërisht për këtë ka mbërritur ditët e fundit në Tiranë presidenti i kompanisë "Italstrad" që ka marrë përsipër ndërtimin e autostradës Tiranë-Durrës. "Italstrad" ka realizuar më pak se 15% të punimeve dhe ka tejkaluar me 10 muaj afatet e përfundimit.
Kryeministri Meta ka deklaruar se nuk do të lejojë papërgjegjshmërinë në ndërtimin e rrugëve shqiptare. Ai u ka bërë të qartë dhe donatorëve në Bruksel se do të largojë nga Shqipëria firmat që nuk do të punojnë me cilësi brenda afateve duke detyruar sipas kontratës të paguajnë të gjitha dëmshpërblimet e mundshme.
Po gjatë këtyre ditëve ka ardhur në Tiranë presidenti i firmës "Eurovia", një pjesë e së cilës është e angazhuar në ndërtimin dhe meremetimin e akseve rrugore. Ai është treguar për të shtuar prezencën dhe kapacitetin e kësaj firme në Shqipëri në rast ndërtimi të ndonjë rruge të re./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended