Skip to playerSkip to main content
  • 5 years ago
Dialogu Kosovë-Serbi rinis sot me një video-konferëncë të zhvilluar nën organizimin e Bashkimit Europian. Burime nga shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) tregojnë se fillimisht Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrel, dhe i dërguari i posaçëm për dialog Miroslav Lajçak, do të zhvillojnë biseda me njërën palë e pastaj me tjetrën. Në fund, është llogaritur të mbahet një konferencë e përbashkët të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic. Brukseli konsideron se ky takim shënon praktikisht rifillimin e dialogut, të bllokuar që prej vitit 2018. Për t'i inkurajuar palët të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog, të premten u mbajt një takim virtual mes Hotit dhe Vucic me ndërmjetësimin e presidentit të Francës Emanuel Macron dhe kancelares Gjermane Angela Merkel. Diplomatët në Bruksel, të cilët u informuan mbi përmbajtjen e konferencës së 10 korrikut, e pranuan se arritja e një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë sepse palët janë shumë larg në qëndrimet e tyre. Por ata nuk e konsiderojnë ujdinë të pamundur. Takimi I sotëm duhet të ishte zhvilluar në kryeqytetin belg praninë fizike të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb, por kjo është shtyrë për në datën 16 korrik. Shtyrjen thuhet ta ketë kërkuar ekzekutivi kosovar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MiroslavLajçak#JosepBorrel#TopChannel

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended