Top News - Vettingu në polici/ Me ritme të ngadalta, shkak covid

  • 4 years ago
Procesi i rivlerësimit kalimtar të punonjësve të policisë ka ecur me ritme të ngadalta, duke filluar me rreth 9 muaj vonesë nga afati i parashikuar fillimisht. Aktualisht janë shortlistuar për vlerësim vetëm 23% e subjekteve të fazës së parë, ndërkohë që për periudhën nëntor 2019?mars 2020 janë vlerësuar vetëm 16% e subjekteve të shortlistuara.

Vonesat lidhen kryesisht me konstituimin e organeve të vlerësimit, nxjerrjen e akteve nënligjore për mbarëvajtjen e gjithë procesit, ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të KJV-së e sekretariatit teknik, si dhe infrastrukturën financiare dhe logjistike të nevojshme në funksion të procesit.

Nga intervistat e thelluara me përfaqësues të autoriteteve apo grupe të interesit, është theksuar se vonesat janë edhe si pasojë e burimeve njerëzore të pamjaftueshme të Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, apo dhe nga vonesat në marrjen e informacionit të duhur për vlerësimin e subjekteve në kohë (në 15 ditë nga dërgesa e kërkesës për informacion).

Për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 në vend dhe në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar prej tij, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit njoftoi më datë 18.3.2020 kufizimin e veprimtarisë së tij institucionale. Nga ajo kohë, Komisioni i jashtëm i Vlerësimit ka kryer vetëm ato funksione organizative që mund të përmbushen në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit elektronik dhe telefonik zyrtar. Vettingu policor ka njoftuar shtyrjen e afateve për të gjitha vendimet dhe seancat dëgjimore për subjektet e vlerësimit deri në një njoftim të dytë zyrtar gjatë kësaj

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vettingu#TopChannel

Recommended