Denoncimi i “BOOM”, PD: Veliaj të hetohet për krim institucional, fshehu infektimin në kopsht

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Duke marë shkas nga emisioni ?BOOM? në Rtv Ora, Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të vërë para përgjegjësisë ligjore kreun e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, që fshehu faktin e infektimit të një punonjëseje me Covid. Nga kopshti ?Katër stinët?, zëdhënësja e selisë blu tha se duke fshehur këtë rast, Veliaj vuri në rrezik jetën e fëmijëve

PD ka akuzuar këtë të shtunë kreun e Bashkisë, Erion Veliaj, që ka urdhëruar fshehjen e një rasti me Covid në kopshtin ?Katër stinët?.

Para kopshtit, zëdhënësja Ina Zhupa tha se Veliaj ka bërë një krim institucional.

Zhupa: Këtu ka ndodhu një krim institucional nga Veliaj, bashkia Tiranë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Prokuroria ka për detyrë të kryejë një hetim të plotë dhe të vërë para përgjegjësisë të gjithë ata që fshehën me vetëdije të plotë infektimin e një punonjëseje me COVID-19. Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, përhapja me dashje e sëmundjeve infektive dënohet me burg.

PD mori si shembull emisionin investigativ ?BOOM? në Rtv Ora për të thënë se si drejtoresha e Bashkisë Tiranës ishte në dijeni të plotë të faktit që një nga punonjëset kishte rezultuar me tampon pozitiv .

Zhupa: Ne pamë me zë dhe me figurë në emisionin ?BOOM?, sesi drejtoresha e Bashkisë Tiranës ishte në dijeni të plotë të faktit që një nga punonjëset kishte rezultuar me tampon pozitiv COVID-19, se si punonjëset e tjera të këtij institucioni ishin në dijeni të këtij fakti dhe mbanin të fshehur me urdhër nga drejtoresha e tyre.

Sipas PD-së, ISHP e ka për detyrë që pavarësisht prej papërgjegjshmërisë së Bashkisë Tiranë dhe Erion Veliajt, të vazhdojë të kryejë hetimin epidemiologjik për të nxjerrë se sa raste të tjera janë infektuar pikërisht nga lënia hapur, pasi u zbulua punonjësja me COVID-19 në këtë institucion.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/denoncimi-i-boom-pd-veliaj-te-hetohet-per-krim-institucional-fshehu-infektimin-ne-kopsht/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv