Ora News - Forumi për problemet e sigurisë, Mediu: 5G jo në ndikimin e Kinës

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Përballja me rrezikun e ndikimit kinez në tregun e rrjetit 5G ka qënë temë e dikutimit të një forumi të organizuar qendra e sigurisë për Europën Juglindore e drejtuar nga kreu i republikanëve Fatmir Mediu në bashkëpunim me grupet konservatore dhe partisë popullore në Parlamentin Europian. I ftuari special ish-komandanti suprem i NATO-s, tha se kompanitë kineze nuk garantojnë as transparencë dhe as siguri.

Siguria e rrjetit 5 G dhe përballja me rrezikun e ndërhyrjes kinezë në këtë treg ishte tema e forumit të organizuar nga qendra e sigurisë për Europën Juglindore e drejtuar nga kryetari I Partisë republikan fatmir Memdiu në bashkëpunim me grupet konservatore në Parlamentin Europian.

Ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu vuri në dukje se siguria nuk është në shitje dhe se është koha për të vepruar së bashku si vende anëtare të NATO-s për të garantuar një rrjet 5G. Ai theksoi se një kompani tjetër garanton një rrjet 5G të sigurtë në raport me Huaëei që është në kontrollin e interesave të kinës.

?Koordinimi dhe forcimi i marrëdhënieve transatlantikë, është me rëndësi të veçantë për vendet demokratike të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, sidomos në këtë situatë të Covid-19, ku vihen re tendencat e izolimit dhe populizmit. Samsung është një kompani që garanton një rrjet 5G të sigurt, në raport me Huawei, qe eshte provuar tashmë që eshte nen kontrollin dhe shërbimin e interesave gjeopilitke të Kinës?.

I pranishëm në këtë forum gjenerali James Jones ish-Komandanti Suprem i NATO-s, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në SHBA, theksoi ky rrjet do të jetë revolucioni i 4-t në historinë tonë më ndryshime të jashtëzakonshme në zhvillimin ekonomik dhë mënyrën tonë të jetesës.

?Bota po behet bipolare ku Amerika do jete poli i vendeve demokratike dhe Kina poli i vendeve autoritare qe përdorin dhe kontrollojnë ekonominë dhe kontrollojnë jetën e njerëzve për qëllime pushteti. Kompanitë kineze si Huawei nuk garantojnë as transparencë dhe as siguri.?

?Edhe Mbretëria e Bashkuar dhe partnerë të tjerë të BE-së po miratojnë ligje që nuk do të lejojnë transferimin e teknologjive në kompanitë që kontrollohen nga qeveritë autoritare dhe jo transparente siç është Huawei nga Kina?.

Shqipëria ka rënë dakort me SHBA të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për implemntimin e rrjetit 5G.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/forumi-per-problemet-e-sigurise-mediu-5g-jo-ne-ndikimin-e-kines/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv