100 vjet bibliotekë/ Ekspozitë me qarkoret për pasurimin e saj

  • 4 years ago
Krijimi i Bibliotekës Kombëtare një shekull me parë ka patur jehonë ne shtypin e kohës. Në këtë ekspozitë janë pasqyruar disa nga revistat më të rëndësishme të asaj kohe, por njëkohësisht edhe çka thuhej.


Cilat ishin thirrjet në shtypin e kohës karshi pasurimit të Bibliotekës Kombëtare. Këtu kemi ?Gazetën e Korçës?18 gusht 1920. Këtu janë disa qarkore që publikohen për herë të parë për publikun, këtu në Muzeun Historik Kombëtar. Ku përveçse jehonës për çeljen e saj bëhet thirrje sidomos për pasurimin e saj.

Fillimisht kishim bibliotekën shtetërore si pjesë e Ministrisë së Arsimit. Në ?22 pastaj u krijua Biblioteka Kombëtare dhe është e rëndësishme të kujtojmë që është institucioni i parë qëndror kulturor i shtetit të ri shqiptar. Është një nga vendimet e para të Kongresit të Lushnjës për krijimin e Bibliotekës Kombëtare.

Ky është një moment homazhi për lexuesit e bibliotekës ndër vite. Për emrat qe e drejtuan atë, por sidomos për ata që e krijuan. Që dhuruan libra apo fonde në pasurimin e saj.

Nëse sheh mjaft nga dokumentat e dhëna këtu vëren një gjë që për fat të keq sot nuk është e pranishme sa duhet. Ndjenjën e misionit. BK u krijua në radhë të parë si kontribut individësh të cilët ndjenin misionin për t?i falur Bibliotekës libra, para, për të blerë libra për historinë e Shqipërisë.

Komunitet e ndryshme, shqiptarët e diasporës, dhuruan nga pasuria e tyre për këtë mision. Por sot, pas 100 vitesh e një koleksioni prej më shumë se 1 milionësh librash e sendesh me vlerë me rëndësi është ripërtëritja e Bibliotekës

Është e rëndësishme qe ky koleksion të pasurohet, të ruhet, por më shumë të jetë i aksesueshëm nga njerëzit.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ekspozite#Biblioteke#TopChannel

Recommended