Pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal/ Arrestohet i kërkuari nga policia

  • 4 years ago
Një person i shpallur në kërkim nga policia i cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore ka rënë sot në pranga.


I arrestuari dyshohet si pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal, në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.

?Në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, mbi vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar ?Ndihmësi?, për kapjen e tij, konkretisht shtetasit Dh. Sh., 39 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë ?Arrest në burg? për veprat penale ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, ?Grupi i strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri, transportonte në drejtim të vendit tonë, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë?, njofton policia.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Korce#Policia#TopChannel