Organizata e Emigracionit, investime ne Lazarat - (21 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Për herë të parë një shoqatë e huaj vendos të investojë në Lazarat të Gjirokastrës. Koordinatorët e Organizatës të Emigracionit biseduan mbrëmë me banorët e këtij fshati, që është një nga më të mëdhenjtë në jug. Në përfundim ata vendosën të financojnë tre projekte. Kryeplaku i Lazaratit Riza Gërveshi thotë:

Riza Gërveshi:- ?Ne kemi rënë dakord që kjo organizatë të hyjë për investime, për rehabilitimin e shkollave në fshat. Njëkohësisht duam të bëjë dhe rrethimin e varrezave të fshatit dhe të bëjë investime në sheshin qendror të fshatit?.

Për zbatimin e këtyre projekteve do të punojnë vetë banorët e Lazaratit. Koordinatori amerikan i projektit thotë:

?Jam shumë i lumtur sepse njerëzit janë gati të punojnë bashkë me ne dhe janë gati për ndihma, sepse nuk kanë ardhur më parë ndihma të huaja këtu, por janë gati të punojnë bashkë?.

Ende nuk është dhënë ndonjë shifër e saktë për investimet, por pritet që shuma të shkojë rreth 150 mijë dollarë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/