Gjykata e Tiranës vendos per kujdestarine e femijeve Avdyli - (21 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Gjykata e Faktit Tiranë, lë në fuqi vendimin e këshillit të kujdestarisë, që fëmijët e Erietës dhe Dritan Avdylit, të qëndrojnë në kohë të barabartë si tek gjyshërit nga babai dhe tek gjyshërit nga nëna. Gjyqtari Medi Bici nuk ka pranuar pretendimet e Dritan Avdylit, që nuk njeh këshillin e kujdestarisë pranë këshillit bashkiak, si dhe urdhrin e dhënë, që përmbarimi të çojë Endrin dhe Siborën edhe tek gjyshërit Sokoli.

Gjyqtari Medi Bici:- ?Gjyshi dhe gjyshja, kanë të drejtë të kenë marrëdhënie me nipërit dhe mbesat e tyre të mitur edhe kur këtyre u ka vdekur prindi dhe mbahen nga prindi tjetër ose nga persona të tjerë. Kur prindi ose personi tjetër që mban fëmijën, nuk u lejon gjyshërve të drejtën për të pasur marrëdhënie me nipërit dhe mbesat, me kërkesë të tyre vendos këshilli i kujdestarisë?.

Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Faktit, zyra e përmbarimit duhet të kujdeset që fëmijët t?u jepen edhe prindërve të Erietës, por që në sallë i vëllai i Dritanit, Lulzim Avdyli është shprehur se nuk do të lërë askënd të zbatojë këtë vendim.

Lulzim Avdyli:- ?Përmbarimi do vijë t?i marri fëmijët pasi të vendosi gjykata për fatin e tim vëllai. Policia nuk mund t?i marri fëmijët dhe t?ia japi akuzuesit të tim vëllai?./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended