Mit'hat Havari emerohet drejtor i Policise Ndertimore (19 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Mit'hat Havari është nga sot drejtor i Policisë Ndërtimore të Shqipërisë. Ministri i Punëve Publike dhe Ndërtimit Ilir Zela ka bërë sot prezantimin e Havarit në këtë detyrë. Ish drejtori i Policisë së Tiranës ishte nxjerrë në lirim para disa javësh pasi nuk pranoi emërimin në një detyrë më të ulët. Havari deklaroi se do të punojë si gjithmonë me përkushtim për t'i shërbyer qytetarëve dhe shtetit.
"Natyrisht që unë nuk do t'a bëj vetëm dhe gjuha ime e përbashkët do të jetë vetëm me njerëz të ndershëm dhe ata që nuk do të punojnë ashtu siç e kërkon koha, natyrisht që unë do të kem probleme."
Mit'hat Havari zëvendëson në këtë detyrë Proletar Roshin i cili u bë i njohur për drejtimin e aksionit për prishjen e kioskave dhe ndërtimeve pa leje. Prej disa javësh ky aksion thuajse ka ndaluar. Sipas burimeve nga qeveria emërimi i i sh kryetarit të policisë në detyrën e re, synon të japë një dinamikë tjetër problemit të madh të ndërtimit pa kriter në Shqipëri./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended