Edicioni i Lajmeve Tv Klan 07 Korrik 2020, ora 15:30 Lajme - News

  • 4 years ago
#Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30, data 07 Korrik 2020 #TvKlan#KlanLajme

Spiker: Anjola Hamzaj
PROBLEMET ME ZEMREN ZBULOJNE AGIM KAJMAKUN.
POLICIA I KOMUNIKON ARRESTIN NE NJE SPITAL PRIVAT
Pas 8 muajsh në arrati është vënë në pranga ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku. Ai u paraqit në një spital privat pas problemeve me zemrën dhe më pas avokati i tij njoftoi policinë. Në spital iu komunikua edhe masa e arrestit me burg.

SHKON NE 81 NUMRI I VIKTIMAVE NGA COVID. 74 RASTE TE REJA, ME SHUME TE SHTRUAR NE SPITAL
Shkon në 81 numri i viktimave nga koronavirusi në vend pasi në 24 orët e fundit u shënuan edhe 2 jetë të tjera të humbura. 74 raste të reja janë identifikuar nga testimet e ISHP ndërsa në Spitalin Infektiv pacientët janë shtuar.

QSUT, SI VEND MITINGJESH DHE PARKIM MAKINASH. MIJERA QYTETARE E AUTOMJETE HYJNE ÇDO DITE NE TERRITORIN E TIJ
Qendra Spitalore Nënë Tereza është konsideruar si vatër e infeksionit nga koronavirusi, por kjo nuk i ka shqetësuar mijëra qytetarë që e përdorin këtë vend për të parkuar duke neglizhuar shpesh herë të gjitha masat e mbrojtjes.

DEL DRAFTI PER AMNISTINE FISKALE DHE PENALE. KUSH PERFITON E KUSH PENALIZOHETNGA DEKLARIMI I PARAVE
Qeveria publikoi draftin për amnistinë e kapitalit, e cila i hap rrugë deklarimit të pasurive për çdo shqiptar kudo që ndodhet. Ligji përjashton nga kjo amnisti të zyrtarëve e ish-zyrtarëve të lartë si dhe familjarëve të tyre.

OSBE: SISTEMI DUHET NDRYSHUAR NJE VIT PARA ZGJEDHJEVE
VENDIMMARRJA U TAKON PARTIVE, POR DUHET GJITHPËRFSHIRJE
OSBE thotë se ndryshimi i sistemit elektoral duhet bërë të paktën një vit përpara zgjedhjeve, por ajo e ka lënë në dorë të politikës vendimin. Ndërsa Këshilli i Europës thotë se për këtë duhet edhe një opinion i Komisionit të Venecias.

DIALOGU ME SERBINE, HOTI TAKON MACRON NE PARIS PERPARA ULJES
NE TRYEZE ME VUÇIÇ
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti u prit për rreth 2 orë nga Presidenti i Francës Emanuel Macron. Takimi vjen pak ditë para se Kosova dhe Serbia të ulen serish në tryezën e bisedimeve me ndërmjetësimin e Bashkimit evropian.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended