Rritet numri i viktimave, shtohet edhe shifra e të infektuarve me Covid-19

  • 4 years ago
Edhe këtë të martë në Shqipëri janë regjistruar jetë të humbura për shkak të koronavirusit. Dy pacientë, të shtruar në Spitalin Infektiv kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve të sëmundjes.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë bëhet fjalë për një paciente 45-vjeçare nga Berati dhe një 82-vjeçar nga Kruja, të cilët vuanin nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Vijon të ketë shtrime të reja në spital. Aktualisht 81 pacientë marrin shërbim, ku mes tyre ka edhe mosha të reja.

?7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë?.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.

?Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastrës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe?.

Gjatë orëve të fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended