4 te vdekur nga Covid-19, rritet edhe numri i te infektuarve |Lajme-News

  • 4 years ago
Katër persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se viktimat janë një 43-vjeçar nga Kamza pa sëmundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh.

Po kështu, betejën me virusin nuk e ka fituar as një 60-vjeçar nga Shkodra, një 64-vjeçar nga Durrësi dhe një 61-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit, ISHP ka kryer 501 testime dhe kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 102 persona, ndërkohë që paraqitet e rëndë edhe situata në dy spitalet covid. Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë.

?Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar?.

Shpërndarja gjeografike e personave të infektuar është: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë sërish thirrje qytetarëve të përdorin maska në ambientet e mbyllura, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended