Asgjësohen municione në Sazan/ Ministria e Mbrojtjes: Nuk është operacioni i fundit…

  • 4 years ago
Në ishullin e Sazanit janë asgjësuar të mërkurën, disa predha të luftës së dytë botërore. Operacioni i parashikuar të zgjaste nga ora 9:00 deri në ora 17:00 ndaloi të gjitha lundrimet në afërsi të ishullit në një rreze prej 2 miljesh detare ose 3.7 kilometrash.


Lidhur me këtë operacion ka reaguar dhe Ministria e Mbrojtjes ku njofton se gjatë operacionit të forcave xheniere janë shpërthyer konform protokollit të sigurisë municione të paplasura të llojit predha artilerie, te kalibrave: 120 mm; 130 mm dhe 77 mm.

Më tej Ministria e Mbrojtjes shkruan se operacioni në Sazan nuk është i fundit nga ana e Forcave të Armatosura, pasi kontrolli dhe monitorimi i gjendjes së sigurisë në këtë ishull do të jetë i vazhdueshëm deri në pastrimin e plotë të zonës, që për vite me radhë ka shërbyer si bazë ushtarake.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me Forcën Detare dhe atë Tokësore ndërrmorrën dje operacionin e pastrimit të ishullit të Sazanit nga municionet luftarake, të depozituara ndër vite në këtë ishull. Gjate operacionit të forcave xheniere janë shpërthyer konform protokollit të sigurisë municione të paplasura të llojit predha artilerie, te kalibrave: 120 mm; 130 mm dhe 77 mm.

Operacioni, i kryer në masa të rrepta sigurie bëri të mundur pastrimin nga municionet që ishin grumbulluar prej vitesh në ishullin e Sazanit, i cili vitet e fundit frekuentohet nga turistë vendas e të huaj në periudhën maj ? shtator.

Operacioni në Sazan nuk është i fundit nga ana e Forcave të Armatosura, pasi kontrolli dhe monitorimi i gjendjes së sigurisë në këtë ishull do të jetë i vazhdueshëm deri në pastrimin e plotë të zonës, që për vite me rradhë ka shërbyer si bazë ushtarake.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OltaXhacka#MinistriaMbrojtjes#TopChannel