Report TV - Kultivonte kanabis, i gjendet edhe arsenal armësh, pranga 36-vjeçarit në Kolonjë

  • 4 years ago
Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës në Kolonjë pasi iu gjetën të kultivuara në banesë fidanë kanabis sativa, por edhe arsenal armësh.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar ?Radovicka?, u arrestua shtetasi D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Radovickë në Kolonjë.Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e një banese në përdorim të këtij shtetasi, Policia gjeti të kultivuar disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis. Po gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e 36-vjeçarit, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale ?Kultivimi i bimëve narkotike? dhe ?Armëmbajtja pa leje?.