Ora News - Kapen duke transportuar 31 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Policia vijon operacionin e koduar ?Perimetri?, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Bilisht-Korçë duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm.

Ndërkohë, një person u arrestua në dalje të qytetit të Pogradecit, pasi u kap duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm.

Ata iu premtonin emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës.

?Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatet e Policisë Devoll e Pogradec, në vijim të operacionit policor ?Perimetri?, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

? A. H., 37 vjeç, banues në Tiranë dhe R. E., 18 vjeç, banues në Krujë, pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Malavec, duke transportuar me një mjet furgon tip ?Benz? 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/u-kapen-duke-transportuar-31-emigrante-te-paligjshem-arrestohen-3-persona/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv