Paris Saint Germain nuk do të ketë shumë kohë për të përgatitur cerekfinalet e Ligës së Kampioneve që do të zhvillohen me formatin Final Eight në Lisbonë në muajin gusht. Skuadra pariziene përpara këtij kompeticioni do të luajë 4 ndeshje, 2 nga të cilat do të jenë miqësore.
Përpara zhvillimit të finaleve të Kupës së Francës në 24 korrik ndaj St.Etienne dhe Kupës së Ligës me Lyonin në 31 korrik, skuadra e Thomas Tuchel do të zhvillojë 2 miqësote në Parkun e Princave; atë me Shamrock Rovers në 17 korrik në orën 19:00 dhe me Celtic Glasgoë në 21 korrik, edhe kjo në orën 19:00.
Të dyja këto ndeshje do të luhen me praninë e 5000 tifozëve në stadium, gjë që do të ndodhë edhe në 2 finalet e Kupës së Francës dhe Kupës së Ligës. paris Saint Germaini do të nisë fazën përgatitore të sezonit këtë të diel me dndeshjen ndaj Le Havre, një ndeshje që shihet si prova e parë e kampionëve të Francës për të parë gjendjen fizike të lojtarëve në muajin korrik teksa po përjeton një situatë të kundërt nga klubet e tjera evropiane duke qenë se Ligue 1 u mbyll përpara kohë në 28 prill, ndërkohë që sezoni i ri do të nisë në 22 gusht
Gjithsesi, zhvillimi i ndeshjes me Shamrock është në rrezik pasi qeveria irlandeze i ka ndaluar udhëtimet e panevojshme jashtë vendit deri në 20 korrik, ndërkohë që skuadra nuk është parashikuar të nisë fazën përgatitore përpara 31 korrikut. Nëse Shamrock do të udhëtojë në Francë, në momentin e kthimit në Irlandë, kjo skuadër do të jetë e detyruar të qëndrojë në karantinë për 15 ditë
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#France#PSG#TopChannel
Comments