Fileto pule me oriz dhe kunguj Përbërësit: 400 gr fileto pule 2 lugë gjelle vaj 1 lugë gjelle gjalp 1 qepë 2-3 kunguj të njomë 1/2 lugë çaji Kerry 1 e 1/2 gotë oriz 3 gota lëng pule kripë dhe piper të zi 4-5 gjethe borzilok 1 thelpi hudhër dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri Përgatitja: Lajmë fileton dhe e thajmë atë e presim më kubik të vegjël dhe e lëmë mënjanë. Qepën e presim në kubikë të vegjël. Në një tigan të thellë vendosim 2 lugë gjelle vaj dhe 1 lugë gjelle gjalp, shtojmë në të qepën dhe e kaurdisim atë deri sat ë zbutet. Shtojmë mishin e pulës dhe I përziejmë sëbashku deri sa mishit ë zbardhet. Shtojmë kungujt të prerë në kubikë, I përziejmë për 203 minuta rregullojmë shijen me kripë, karry dhe orizin dhe I kaurdisim sëbashku. Në fund shtojmë lëngun e pulës, I trazojmë dhe vendosim kapakun për 10=12 minuta. në fund presim imët borzilokun dhe 1 thelpi hudhër , 1 lugë gjelle vj ulliri e presim imët borziolkun dhe 1 thelpi hduhër, 1 lugë gjelle vaj ulliri e përziejmë dhe e shërbejmë.