Rikthimi i kufizimeve në Kosovë/ Pronarët e restoranteve kundër vendimit të qeverisë

  • 4 years ago
Ndalimi i klientëve të kenë qasje brenda hapësirave të mbyllura dhe shkurtimi i orarit të punës deri në ora 21 nuk është duke u mirëpritur nga pronarët e gastronomisë në Prishtinë.


Mentor Mehmeti, pronar i një restoranti thotë se gjatë kësaj periudhe ka respektuar vendimet e Qeverisë për dezinfektim të lokalit, vendosje të dezifektantëve dhe mbajtje të distancës mes tavolinave, andaj nuk duhet të pësojnë të gjithë për shkak të disa lokaleve të papërgjegjshme.

Si pasojë e mbylljes totale për disa muaj, Mehmeti është detyruar t?i largoj 4 punëtorë nga puna, por duke parë se klientët vazhdojnë të mungojnë, parasheh reduktim të më tejmë të stafit.

Për këtë ai bën apel tek Qeveria për ndihmë financiare, pasi thotë se e nesërmja është e panjohur për të.

Vendimin e qeverisë e ka kundërshtuar edhe Oda Ekonomike e Kosovës, duke vlerësuar se luftimi i përhapjes së virusit nuk mund të bëhet përmes mbylljes së bizneseve.

Brenda katër muajsh, Kosova ka shënuar një rënie ekonomike prej -5.9%

Kjo rënie pritet të thellohet pasi deri tani shteti nuk po arrin t?u dalë në ndihmë bizneseve.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OdaEkonomike#Kosovo#TopChannel

Recommended