Pandemia pasuroi te korruptuarit! | Lajme-News

  • 4 years ago
Pandemia e koronavirusit mund të ketë ndalur shumë gjëra, por jo korrupsionin. Në një konferencë të organizuar nga presidenca shqiptare e OSBE-së, ekspertët e kësaj organizate deklaruan shifrën e 2.6 trilionë dollarëve abuzime nga qeveritë, ose 5 përqind të prodhimit global botëror. Sipas tyre ka munguar transparenca në shpenzimin e fondeve të emergjencës ndaj korrupsioni në sektorin e kujdesit shëndetësor i ka bërë shërbimet mjekësore më të shtrenjta dhe të një cilësie më të ulët.

"Përhapja e COVID-19 ka rritur rreziqet e korrupsionit. Sektori i shëndetësisë është veçanërisht i ekspozuar, për shkak të nevojës së menjëhershme për furnizime me pajisje mjekësore dhe kështu thjeshtësimin e rregullave të prokurimit, mbipopullimit të objekteve mjekësore dhe mbingarkimit të stafit mjekësor. Sistemet e prokurimit janë bërë objektiva të cenueshme nga lobistët dhe abuzuesit që shesin pajisje mjekësore anti Covid-19".

Presidenti i OSBE, Edi Rama dhe Ministrja e Drejtësisë Gjonaj paraqitën rezultatet pozitive të Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit me sistemin e ri të drejtësisë dhe shprehën keqardhje që përfaqësuesit nga shtetet anëtare nuk munden të vijnë në Tiranë për të ndarë nga afër këtë eksperiencë.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended