Report TV LIVE nga Kombinati, momentet kur dezinfektohet banesa ku u vetëflijuan nënë e bijë

  • 4 years ago
TIRANË- Blerta, e vetmja e mbijetuar nga tragjedia në Kombinat, ka hedhur më shumë ditë nga ngjarja që ka shokuar opinionin publik, vetëflijimi i nënë e bijë. Në një gjendje më të mirë shëndetësore, nga Psikiatria në Tiranë ku ndodhet e shtruar prej disa ditësh, Blerta ka pranuar se prej muajsh nuk kanë konsumuar asgjë, asnjë ushqim, si një sakrificë për motrën e vdekur prej disa muajsh. Nëna, Zhaneta, tregon Blerta, ka vdekur teksa po lutej për ringjalljen e Anisës.

"Nëna vdiq teksa humbi shpresat për të ringjallur motrën. Momenti kur ka vdekur është teksa po lutej për motrën. Prej më shumë se 1 muaj mami dhe unë nuk po konsumonim asgjë pasi vendosem të bënim këtë sakrificë për motrën. Kishim lexuar nëpër rreshtat e Biblës dhe revistave fetare se nëpërmjet sakrificës sonë, Zoti do na i shpërblente në ringjalljen e motrës. Nëna po lutej kur u rrezua në dysheme nga pafuqia për të ringjallur motrën. Gjithçka mami e ka mbajtur shënim, për të mos ngatërruar ritin fetar", mësohet të ketë thënë Blerta.Katër ditë pas ngjarjes tragjike, forcat zjarrfikëse janë rikthyer në shtëpinë e familjes Josifi! Qëllimi është dezinfektimi i ambienteve, teksa kanë bërë të mundur edhe largimin e dyshekut ku ka qëndruar për 15 muaj e vdekur Anisa, në pritje të ringjalljes.