Top News - Dëshmia e Blerta Josifit/ ‘Motra, 52 ditë pa ngrënë e pa pirë’

  • 4 years ago
Blerta Josifi, e mbijetuara e tragjedisë së vetëflijimit të Kombinatit ka dhënë dëshminë e saj me të dhëna tronditëse. Ajo ka treguar se motra e saj Anisa ka ndërruar jetë në 29 marsin e vitit 2019, teksa qëndroi plot 52 ditë pa ngrënë dhe pa pirë.

Ndërsa për nënën e saj, Zhaneta ka pohuar se gjeti vdekjen në datën 2 korrik, në të njëjtën ditë që ato u gjetën nga forcat zjarrfikëse që shfrytëzuan hyrjen nga dritarja, pasi dera nuk hapej.
Vajza e mbijetuar ka pohuar se motra e saj, Anisa, ka vdekur 15 muaj më parë.
Anisa trupi i i të cilës u gjet gjysmë i dekompozuar së bashku më të motrën Blertën rezulton se nuk kanë dalë kurrë jashtë shtetit, një e dhënë kjo e konfirmuar në sistemin TIMS.
Por ndërkohë që brenda banesës kishin mbetur ende gjurmët e tragjedisë që u konsumua pas këtyre mureve, këtë të martë nisi edhe nxjerrja e objekteve nga banesa, mes tyre edhe dysheku ku dergjeh e pajetë për muaj me radhë Anisa Josifi.

E ëma e saj, Zhaneta, dhe e motra Blerta, kishin vendosur edhe ventilator, për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë i Anisës. Në këtë shtrat vajza që gjet gjysmë e dekompozuar, lyhej nga e ëma dhe e motra me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BlertaJosifi#ZhanetaJosifi#TopChannel

Recommended