Top News - Ligji i ri për pasuritë/ 500 m nga deti, pronë shtetërore

  • 4 years ago
Qeveria do të ndryshojë ligjin ?Për pasuritë e paluajtshme?, duke përcaktuar se pjesa e bregut të detit, pra në një distancë deri në 500 metër nga bregu është pronë shtetërore.
Një formë e ?shtetëzimit? të ri që bëhet me anë të këtij ndryshimi të papërfillshëm në dukje, por që pritet të shkaktojë jo pak përplasje për çështjet e pronësi, si dhe objektet e ndërtuara përgjatë viteve, e shumë herë në mënyrë abuzive përgjatë bregdetit shqiptar, por për shkak të korrupsionit një pjesë e tyre i disponojnë me letra.

?Bregu i detit? është sipërfaqja e tokës përgjatë detit, me gjerësi dhe kufi të përcaktuar sipas legjislacionit ?Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore?, e cila është pronë publike e patjetërsueshme?.
Ky është përcaktimi i që do të bëhet në ligjin për pasuritë e paluajtshme, duke bërë edhe një shtesë të vogël, në nenin 3 ku përcaktohet se këto prona janë të shtetit.
?Në nenin 3, në germën ?a? të pikës 1, pas shprehjes ?vija bregdetare për të hyrë në tokë? shtohet shprehja ?bregu i detit?, thuhet në amendamentin e dytë të kësaj nismeje. Drafti që pritet të miratohet së shpejti nga qeveria parashikon që të paraprijë për konfliktet e hapura në gjykata për çështjet e pronësisë.

Sipas asaj që shkruan gazeta ?Shqip? referuar burimeve të Kadastrës, kjo nismë do ta përforcojë më tepër dhe për faktin se ?ka një legjislacion të qartë në Shqipëri, i cili përcakton se pjesa e bregut të detit, që është përcaktuar në ligje, e që përbën rreth 500 metra nga bregu. Pra rëra apo zhavorri, asnjëherë nuk kanë qenë prona të veçanta private. Edhe kjo vihet re si në shpërndarjen e tokave që kanë qenë pjesë e Kooperativave, apo edhe të Ndërmarrjeve Bujqësore. Toka Bujqësore ka qenë e ndarë me ligj në mënyrë të qartë, dhe është përcaktuar në vitin 1996?.
Pra, ky përcaktim i qartë në ligjin që bëhet fjalë, do t?i japë mundësi Agjencisë për një rregullim edhe një verifikim më të mirë të pronave në zonat e bregdetit. Bëhet fjalë për një administrim të asaj që cilësohet si domen publik në të gjithë të drejtën botërore. Kjo nismë ndërmerret pikërisht në momentin kur Agjencia e Kadastrës ka nisur punën për regjistrimin e AMTP-ve, apo të tokave të tjera në zonën e bregdetit të jugut të Shqipërisë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit...