“Policia i ka të dhënat për personat e infektuar”/ Rama: Mos e thyeni karantinën - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga anagazhimi i forcave policore në terren, teksa bëjnë verifikimin e personave të infektuar me koronavirus.Përmes një postimi në ?Facebook?, kreu i qeverisë ritheksoi se polici vijon kontrollet për të konstatuar të gjithë ata qytetarë që janë të prekur me COVID dhe nuk respektojnë karantinën, apo thyejnë rregullat.?Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo. Kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën. Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë! Shëndeti mbi të gjitha?, shkruan Rama.Rama lajmëroi se policia zotëron gjithë informacionin mbi personat e prekur nga koronavirusi dhe për këtë arsye kontrollet vijojnë.

Recommended