Ora News - Gramsh, livando në vend të misrit e grurit, fermerët orientohen drejt bimëve mjekësore

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Fermerët e Gramshit vit pas vit po heqin dorë nga kulturat tradicionale dhe po orientohen drejt kultivimit të bimëve mjekësore! Edhe pse flasin për rënie të çmimit, sërish këto kultura mbeten më fitimprurëse pasi edhe tregun e kanë të garantuar!

Rrugës nga Gramshi në Sotirë, ngastrat e tokës me bimë mjekësore po shtohen nga viti në vit.

Fermerët e zonës po heqin dorë nga kulturat tradicionale.

?Pati çmim më të mirë. Por pavarësisht ka rënë çmimi. Vijnë këtu i marrin.?

Por pavarësisht rënies së çmimit për të cilën flasin fermerët, kultivimi i bimëve mjekësore u sjell më shumë të ardhura se kulturat e tjera!

?Ke qenë me leverdi, por ka rënë, se ke frikë se të mbetet stok aty.?

Të ndikuar nga çmimi i lartë dhe tregu thuajse i garantuar, veç livandos kanë nisur të kultivojnë edhe bime të tjera.

Thuajse i gjithë prodhimi shkon për eksport.

?Kemi më shumë interes me këtë. E merr gjermani për ilaçe.?

Vlera e eksporteve të bimëve mjekësore në vitin 2018 përllogaritet në rreth 33 milion euro!

Për vitin që lamë pas sektori shënoi rënie, që pritet të reflektohet edhe këtë vit për shkak të situatës së krijuar edhe nga Koronavirusi

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/gramsh-livando-ne-vend-te-misrit-e-grurit-fermeret-orientohen-drejt-bimeve-mjekesore

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended