Presidenti amerikan fjalim me rastin e 4 korrikut, Trump: Radikalët e majtë, rrezik

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Amerikanët nuk duhet të përçahen prej racës, ngjyrës së lëkurës, besimit apo kredos politike. Me këtë mesazh për unitet presidenti Donald Trump ka kërkuar unitet mes popullit në përvjetorin e pavarësisë së Amerikës, por edhe refuzim të aktivistëve politikë që ai i quan radikalë të majtë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë festuar 244-vjetorin e pavarësisë, mes fishekzjarreve dhe thirrjeve për më shumë unitet në këtë periudhë pandemie,përçarjesh ideologjike dhe sociale.

Presidenti Donald Trump e kremtoi të shtunën veprën e 4 korrikut 1776 pranë Shtëpisë së Bardhë, krah zonjës së tij parë, Melania, teksa në qiell parashutistët e forcave të armatosura amerikane valëvitnin flamurin kombëtar.

Sikundër një ditë më parë, kreu i shtetit në fjalimin e tij adresoi problematikat më të ngutshme që përball Amerika moderne, nga koronavirusi, te mediet opozitare dhe ekstremistët, që në këtë periudhë po përdorin nocion e pabarazive racore për të errësuar të kaluarën e SHBA-së.

Trump u tregua veçanërisht i ashpër me ata që i quajti "radikalët e majtë", grupime që sipas tij prej një muaji po nxitin miliona amerikanë të dalin në sheshe, me pretekstin e rremë se afroamerikanët janë komuniteti më i shtypur, shpeshherë duke vandalizuar godina e monumente të baballarëve të kombit të akuzuar si skllavërues të njerëzve me ngjyrë për shekuj me radhë.

"Ishin heronjtë amerikanë ata që mposhtën nazistët, hoqën nga froni fashistët, rrëzuan komunistët dhe i ndoqën terroristët në fundin e botës. Tani u jemi vënë pas të majtëve radikalë, marksistëve, anarkistëve, agjitatorëve, vandalëve. Qëllimi i tyre është shkatërrimi e pavarësisht racës, ngjyrës, besimit a bindjeve, Amerika është një dhe nuk do lejojmë që të na ndajnë."

Teksa shumica e shteteve amerikane kufizuan në fundjavë eventet për pavarësinë për shkak të rrezikut të pandemisë së kovidit, presidenti Trump u shpreh se strategjia e tij për kontrollin e koronavirusit ka funksionuar mirë, ndërkohë që 130 mijë veta kanë humbur jetën.

Sipas kreut të shtetit, ekonomia që ai ngriti në 3 vitet e tij të para ishte duke lulëzuar si asnjëherë përpara se të goditej nga virusi me origjinë nga Kina.

Aktivitetet e 4 korrikut këtë vit kulmuan me fishekzjarret masive në Uashington para mijëra spektatorëve.

Shfaqjet piroteknike për disa minuta ndalën edhe tensionet mes protestuesve që prej javësh kërkojnë reformim të sistemit dhe më shumë barazi mes racave të ndryshme në vend.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/presidenti-amerikan-fjalim-me-rastin-e-4-korrikut-trump-radikalet-e-majte-rrezik

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit....