Veteflijimi horror, sektet fetare nen hetim |Lajme-News

  • 4 years ago
Dy ditë pas ngjarjes së rëndë ku Zhaneta dhe Anisa Josifi u vetëflijuan në banesën e tyre, Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me policinë janë duke kryer verifikime të disa sekteve fetare që veprojnë në Tiranë.
Hetuesit kanë dyshime se, nënë e bijë janë vetëflijuar, pasi ishin pjesë e sektit fetar dëshmitarët e Jehovait dhe besonin se do të riktheheshin sërish në jetë. Por dëshmitarët e Jehovait përmes një deklarate për mediat, mohuan pjesëmarrjen e dy viktimave ne grupin e tyre, ndaj verifikimet kanë nisur dhe për disa sekte të tjera, të cilat dyshohen se kanë ndikuar për të ndërmarrë aktin e vetëflijimit.
Burime nga policia bëjnë me dije se përveç vetëflijimit, në prokurori është referuar edhe akuza për moskallëzim krimi në ngarkim të 34-vjeçares Blerta Josifi.
E reja e cila arriti të mbijetojë, dyshohet se ka qenë në dijeni se motra e saj ka ndërruar jetë, por nuk ka njoftuar policinë. 34-vjeçarja prej dy ditësh ndodhet në urgjencën psikiatrike dhe momentalisht është në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas këqyrjes paraprake të trupit të viktimave ka rezultuar se 30-vjeçarja ka ndërruar jetë disa kohë më parë, ndërsa nëna dhe motra e saj kishin lyer trupin me vaj e uthull që të mos dekompozohej me shpresën se ajo do të ringjallej.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended