Çiklizmi i harruar në Shqipëri. Sportisti rrefen objektivin me ekipin belg - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çiklizmi është një nga sportet më të populluara në botë, por fatkeqësisht në Shqipëri ende nuk po i kushtohet rëndësia e duhur . Ky është, Ylber Sefa çiklisti që prej 5 vjetësh është larguar nga Shqipëria për shkak se i ka munguar mbështetja dhe vlerësimi i Federatës. Ai tregon për ''Vizion Plus'' se nuk ka qënë i lehtë vendimi për t?u larguar.Aktualisht, 29-vjeçari jeton në Belgjikë së bashku me familjen e tij ku pavarësisht vështirësive është stërvitur çdo ditë individualisht.Sot Sefa është pjesë e një prej skuadrave më të mira belge në çiklizëm. Edhe pas pandemisë, objektivat e tij personale janë të njëjta, më kryesorja mbetet pjesëmarrja në Olimpiadën e Tokios vitin e ardhshëm.Çiklisti ka qënë pjesë e kombëtares shqiptare që në moshën 17-vjeçare, ndërsa fitore personale mban atë të vitit 2019 në kampionatin Ballkanik .

Recommended