Ora News - Ndryshon buxheti për pandeminë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Qeveria ka miratuar ndryshimet buxhetore të vitit 2020, ku parashikon të vërë më shumë para në dispozicion për rreziqet që mund t'i kanosen financave nga pandemia e koronavirusit dhe nga borxhi publik.

Shifrën më të lartë, prej 1,913,500 milionë lekësh, do ta vërë në dipozicion për paketën e plotë sociale antiCovid .

Në VKM vihet re se edhe nga fondi rezervë i lënë në dispozicion për 6 muajt e mbetur të këtij viti, që kap shifrën e 16,200 milionë lekëve, do të shprenzohet për emergjencat e mundshme që mund të sjellë pandemia, në një vlerë prej 13,500 milion lekësh.

Borxhi publik, përllogaritet të arrijë në vlerën e 1,272,563 milionë lekëve, pa përfshirë efektet që shkaktohen nga ndryshimi i kursit të këmbimit.

Në këtë mënyrë, nga fondi rezervë, qeveria ka vendosur të parashikojë shpenzime në vlerën e 4 100 milionë lekë në dispozion për risqet që mund të vijnë prej tij, ndërsa vetëm 2,700 milionë lekë do të jenë në dispozicion për raste të paparashikuara.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ndryshon-fondi-i-rezerves-shteterore-me-shume-para-pandemine-dhe-borxhin-publik

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv